Logoja e TartilTartilRadio drejtpërdrejt

Sureja El Xhumua: teksti dhe përkthimi i kuptimeve

Sureja nr. 62 në Mus'haf, 11 ajete, fillon në faqen 553.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja Es SaffSureja El Munafikun ›

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1. Allahun lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është Sunduesi, i Shenjti, i Gjithëfuqishmi e i Urti.

2. Është Ai që u dërgoi analfabetëve një të Dërguar nga mesi i tyre, i cili ua lexon ajetet e Tij, i pastron ata e ua mëson Librin dhe Urtësinë, ndonëse më parë ishin në një humbje të qartë,

3. por edhe te disa të tjerëve nga ata që ende nuk u janë bashkuar. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

4. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.

5. Ata të cilëve iu besua Teurati e më pas nuk e zbatuan i shëmbëllejnë gomarit që bart libra.[1] Sa i keq që është shembulli i njerëzve që përgënjeshtrojnë ajetet e Allahut. Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.

[1] Kjo metaforë tregon kotësinë e dijes pa vepra: si gomari që nuk përfiton nga librat që bart, ata që e morën Librin e Allahut pa e zbatuar nuk përfituan nga udhëzimi.

6. Thuaj: "O hebrenjë, në qoftë se pretendoni se jeni miqtë e Allahut, duke përjashtuar njerëzit e tjerë, atëherë dëshirojeni vdekjen, nëse jeni të sinqertë!"

7. Por, ata kurrë nuk e dëshirojnë vdekjen, për shkak të të këqijave që i kanë bërë me duart e veta. Allahu i njeh mirë keqbërësit.

8. Thuaju: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni ka për t'ju zënë. Pastaj do të ktheheni te Njohësi i së fshehtës e i së dukshmes, e Ai do t'ju njoftojë për atë që keni bërë."

9. O besimtarë! Kur të thirreni për namaz, ditën e xhuma, nxitoni drejt përmendjes së Allahut dhe lëreni shitblerjen! Kjo është më mirë për ju, sikur ta dinit.

10. E, kur të mbarojë namazi, shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni Allahun shumë, që të gjeni shpëtim!

11. Ndërkaq, kur shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre, duke të lënë ty në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek Allahu, është më e mirë se dëfrimi e tregtia. Allahu është Furnizuesi më i mirë."

Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)

Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja Es SaffSureja El Munafikun ›