Logoja e TartilTartilRadio drejtpërdrejt

Sureja Abese: teksti dhe përkthimi i kuptimeve

Sureja nr. 80 në Mus'haf, 42 ajete, fillon në faqen 585.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja En NaziatSureja Et Tekvir ›

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1. Ai u vrenjt dhe ktheu shpinën,

2. ngaqë i erdhi i verbri.

3. E ku e di ti, ndoshta do të pastrohet

4. ose do të marrë këshillën e do t'i bëjë dobi?!

5. Sa për atë që tregohet i vetëmjaftueshëm,

6. ti atij po i kushton vëmendje.

7. E çfarë përgjegjësie ke ti, nëse ai nuk pastrohet?!

8. E sa për atë që vjen te ti duke nxituar

9. e duke pasur frikë (Zotin),

10. ti shkujdesesh ndaj tij!

11. Jo, mos vepro ashtu! Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,

12. prandaj, kush të dojë, le të marrë mësim prej tij!

13. Ai ndodhet në fletë të nderuara,

14. të larta e të dëlira,

15. në duar të shkruesve[1]

[1] Bëhet fjalë për melekët.

16. fisnikë e të bindur.

17. U mallkoftë njeriu, sa mohues që është!

18. Prej çfarë gjëje e krijoi Ai?

19. E krijoi prej një pike uji dhe e përsosi.

20. Pastaj ia lehtësoi rrugën.

21. Mandej e bëri të vdesë e të varroset.

22. Pastaj, kur të dojë, do ta ringjallë.

23. Jo! Ai ende nuk e ka kryer atë që i është urdhëruar.

24. Le të vështrojë njeriu ushqimin e vet!

25. Ne e lëshojmë ujin me bollëk,

26. më pas e çajmë tokën

27. dhe bëjmë që të mbijnë drithëra në të,

28. rrush e barishte,

29. ullinj e palma,

30. kopshte të dendura

31. dhe fruta e kullota,

32. që t'i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.

33. Por, kur të vijë gjëmimi shurdhues,

34. atë Ditë njeriu do të ikë prej vëllait të vet,

35. prej nënës dhe babait të vet

36. dhe prej bashkëshortes dhe fëmijëve të vet.

37. Atë Ditë, çdo njeriu do t'i mjaftojë çështja e vet.

38. Disa fytyra, atë Ditë, do të jenë të ndritshme,

39. të qeshura e të gëzuara,

40. E disa fytyra, atë Ditë, do të jenë të pluhurosura

41. e të mbuluara me errësirë.

42. Këta janë jobesimtarët, të ligjtë.

Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)

Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja En NaziatSureja Et Tekvir ›