Logoja e TartilTartilRadio drejtpërdrejt

Sureja Et Tekvir: teksti dhe përkthimi i kuptimeve

Sureja nr. 81 në Mus'haf, 29 ajete, fillon në faqen 586.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja AbeseSureja El Infitar ›

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1. Kur Dielli të mbështillet e të shuhet;

2. kur yjet të bien;

3. kur malet të shkulen nga vendi;

4. kur devetë barrsa të braktisen;

5. kur egërsirat të tubohen;

6. kur detet të ndizen;

7. kur shpirtrat të bashkohen;

8. kur vajza e varrosur për së gjalli të pyetet

9. për çfarë faji u vra;

10. kur fletët të shpalosen;

11. kur qielli të zhvishet;

12. kur Xhehenemi të ndizet fort

13. dhe kur Xheneti të afrohet,

14. atëherë çdokush do të kuptojë çfarë ka përgatitur.

15. Betohem në yjet që fshihen,

16. që lëvizin e perëndojnë

17. dhe në natën kur bie,

18. si dhe në agimin kur çel,

19. se vërtet ky (Kuran) është fjalë (e kumtuar prej) një të dërguari[1] fisnik,

[1] Bëhet fjalë për Xhibrilin, alejhis-selam.

20. të fuqishëm e me pozitë të lartë te Zoti i Arshit,

21. të cilit i binden atje (melekët) dhe është besnik.

22. Shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur.

23. Ai e ka parë atë[2] në horizontin e qartë

[2] Xhibrilin.

24. dhe ai nuk e mban gajbin[3] për vete.

[3] të fshehtën.

25. As është ky (Kuran) fjalë e ndonjë shejtani të mallkuar.

26. Pra, nga po shkoni?!

27. Ai (Kurani) është vetëm këshillë për botët,

28. për këdo prej jush që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë.

29. Por, ju nuk mund të dëshironi, përveç nëse do Allahu, Zoti i botëve.

Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)

Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja AbeseSureja El Infitar ›