Logoja e TartilTartilRadio drejtpërdrejt

Sureja El Mutaffifin: teksti dhe përkthimi i kuptimeve

Sureja nr. 83 në Mus'haf, 36 ajete, fillon në faqen 587.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja El InfitarSureja El Inshikak ›

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1. Mjerë ata që hanë në peshë,

2. të cilët, kur marrin prej njerëzve me masë, e marrin të plotë,

3. por, kur u matin atyre ose u peshojnë, ua pakësojnë.

4. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen

5. në një Ditë të madhe,

6. Ditën kur njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!

7. Jo! Në të vërtetë, libri i të ligjve është në Sixhin.

8. E nga e di ti se ç'është Sixhini?

9. Është një libër i shkruar.

10. Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!

11. të cilët e përgënjeshtrojnë Ditën e Gjykimit!

12. E atë e përgënjeshtron vetëm ai që shkel çdo kufi e është gjynahqar,

13. i cili, kur t’i lexohen ajetet Tona, thotë: “Këto janë përralla të të parëve!”

14. Jo! Por të këqijat që kanë bërë ua kanë mbuluar zemrat.

15. Në të vërtetë, ata do të pengohen të shohin Zotin e tyre,

16. pastaj do të hyjnë në Zjarrin flakërues.

17. Mandej do t'u thuhet: "Ja, kjo është ajo që e përgënjeshtronit!"

18. Jo! Në të vërtetë, libri i të mirëve është në Ilijun.

19. E nga e di ti se ç'është Ilijuni?

20. Është një libër i shkruar,

21. që e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).

22. Vërtet, të mirët do të jenë në lumturi,

23. mbi kolltukë, duke shikuar.

24. Në fytyrat e tyre do të vëresh shkëlqimin e lumturisë.

25. Atyre do t’u jepet për të pirë verë e kulluar, e vulosur;

26. fundi i saj është myshku. Për këtë le të garojnë garuesit!

27. Përzierja e saj është prej Tesnimit,

28. një burim prej të cilit pinë të afërmit (e Allahut).

29. Me të vërtetë, ata që kanë bërë të këqija qeshnin me ata që besonin;

30. kur kalonin pranë tyre, i përqeshnin, duke ia bërë me sy njëri-tjetrit;

31. kur ktheheshin te familjet e tyre, ktheheshin të gëzuar

32. dhe, kur i shihnin, thoshin: "Këta janë vërtet të humbur!"

33. Ndërkohë që nuk ishin dërguar si mbikëqyrës mbi ta.

34. Por, sot, ata që besuan qeshin me jobesimtarët

35. mbi kolltukë, duke shikuar.

36. A nuk u ndëshkuan jobesimtarët për atë që bënin?!

Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)

Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja El InfitarSureja El Inshikak ›