Logoja e TartilTartilRadio drejtpërdrejt

Sureja El Fatiha: teksti dhe përkthimi i kuptimeve

Sureja nr. 1 në Mus'haf, 7 ajete, fillon në faqen 1.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsirSureja El Bekare ›

1. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

2. Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve,

3. të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,

4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.

6. Udhëzona në rrugën e drejtë!

7. Në rrugën e atyre që i begatove e jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, as në rrugën e të humburve!

Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)

Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsirSureja El Bekare ›