Sureja nr. 102 në Mus'haf, 8 ajete, fillon në faqen 600.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. Ju ka hutuar garimi për shtim,
2. derisa të shkoni në varre.
3. Por jo, ju do ta merrni vesh!
4. Sërish jo! Ju do ta merrni vesh!
5. Veç sikur ta dinit me dije të sigurt!
6. Me siguri do ta shihni Zjarrin flakërues.
7. Madje, do ta shihni atë në mënyrë të qartë.
8. Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për dhuntitë.
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.