Logoja e TartilTartilRadio drejtpërdrejt

Sureja Esh Shems: teksti dhe përkthimi i kuptimeve

Sureja nr. 91 në Mus'haf, 15 ajete, fillon në faqen 595.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja El BeledSureja El Lejl ›

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1. Betohem në Diellin dhe në shkëlqimin e tij,

2. në Hënën kur e ndjek atë,

3. në ditën kur e zbulon atë,

4. në natën kur e mbulon atë,

5. në qiellin dhe në Atë që e ndërtoi,

6. në Tokën dhe në Atë që e shtriu,

7. dhe në shpirtin e në Atë që e përsosi,

8. duke ia sqaruar të keqen e të mirën,

9. se ka fituar ai që e pastron atë (shpirtin)

10. dhe ka dështuar ai që e mbulon atë (me gjynahe).

11. Themudët përgënjeshtruan, duke shkelur kufijtë,

12. kur u ngrit më i poshtri i tyre.

13. Megjithëse, i dërguari i Allahut (Salihu) u pati thënë atyre: "Mos e prekni devenë e Allahut dhe ujin e saj!"

14. Por, ata e përgënjeshtruan (Salihun) dhe e therën atë (devenë), prandaj Zoti i tyre i shfarosi për fajin e tyre dhe i bëri rrafsh me tokë,

15. pa pasur frikë nga pasojat e kësaj.

Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)

Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja El BeledSureja El Lejl ›