Sureja nr. 96 në Mus'haf, 19 ajete, fillon në faqen 597.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
2. e krijoi njeriun prej një mpiksjeje gjaku.
3. Lexo! Zoti yt është më Bujari,
4. i Cili i mësoi me anë të penës,
5. i mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
6. Me të vërtetë, njeriu i shkel kufijtë,
7. kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.
8. Pa dyshim, te Zoti yt është kthimi.
9. A e ke parë atë që pengon
10. robin kur falet?!
11. E si do të jetë puna nëse ai është në udhëzim
12. ose urdhëron për devotshmëri?!
13. E si do të jetë puna nëse ky (penguesi) përgënjeshtron dhe kthen shpinën?!
14. A nuk e di ai se Allahu sheh?
15. Përkundrazi! Nëse ai nuk ndalet, Ne do ta mbërthejmë për ballukesh,
16. për ballukesh gënjeshtare e mëkatare.
17. Atëherë, le ta thërrasë ai kuvendin e vet,
18. Ne do t'i thërrasim zebanijet (rojat e Xhehenemit).
19. Kurrsesi mos iu bind atij, por bëj sexhde dhe afrohu (me Allahun).
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.