Sureja nr. 105 në Mus'haf, 5 ajete, fillon në faqen 601.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. A nuk e ke parë si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?!
2. A nuk ua prishi atyre kurthin,
3. duke çuar kundër tyre tufa zogjsh,
4. që i qëllonin me gurë prej balte të pjekur?
5. Kështu, Ai i bëri si byk i përtypur.
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.