Sureja nr. 110 në Mus'haf, 3 ajete, fillon në faqen 603.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi (i Mekës)
2. e t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grumbuj-grumbuj,
3. atëherë lartësoje me lavdërim Zotin tënd dhe kërko falje prej Tij, se vërtet Ai është Pranues i pendimit.
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.