Sureja nr. 111 në Mus'haf, 5 ajete, fillon në faqen 603.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. Iu shkatërrofshin duart Ebu Lehebit! Dhe njëmend ai u shkatërrua.
2. Atij nuk i bëri dobi as pasuria, as ajo që fitoi.
3. Ai do të digjet në Zjarrin plot flakë,
4. edhe gruaja e tij, që bartte dru,
5. e cila, në qafën e saj, do të ketë një litar të përdredhur.
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.