Sureja nr. 86 në Mus'haf, 17 ajete, fillon në faqen 591.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. Betohem në qiellin dhe në yllin e natës!
2. E nga e di ti se ç’është ylli i natës?
3. Ai është ylli shndritës.
4. Çdo shpirt ka një mbikëqyrës.
5. Pra, le të vështrojë njeriu prej çfarë është krijuar!
6. Është krijuar prej një lëngu që hidhet me vrull
7. e që del ndërmjet boshtit kurrizor dhe brinjëve
8. Me të vërtetë, Ai ka fuqi ta kthejë atë (në jetë)
9. Ditën kur do të zbulohen të fshehtat,
10. kur njeriu s’do të ketë as fuqi, as ndihmës.
11. Betohem në qiellin me shi të njëpasnjëshëm
12. dhe në tokën që çahet,
13. se ky (Kuran) është një Fjalë ndarëse
14. e nuk është shaka.
15. Në të vërtetë, ata po kurdisin një kurth,
16. por edhe Unë po kurdis një kurth.
17. Prandaj, jepu afat jobesimtarëve, lëri edhe për pak kohë.
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.