Logoja e TartilTartilRadio drejtpërdrejt

Sureja Ed Duha: teksti dhe përkthimi i kuptimeve

Sureja nr. 93 në Mus'haf, 11 ajete, fillon në faqen 596.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja El LejlSureja Esh Sherh ›

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1. Betohem në paraditen

2. dhe në natën kur errësohet,

3. se Zoti yt nuk të ka braktisur, as të ka urryer.

4. Sigurisht, jeta e ardhme është më e mirë për ty se e tashmja

5. dhe, pa dyshim, Zoti yt do të të japë e ti do të jesh i kënaqur.

6. A nuk të gjeti jetim e të strehoi,

7. të gjeti të humbur e të udhëzoi

8. dhe të gjeti të varfër e të pasuroi?

9. Prandaj, mos e shtyp jetimin,

10. mos e qorto lypësin,

11. dhe të mirat e Zotit tënd përmendi!

Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)

Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja El LejlSureja Esh Sherh ›