Sureja nr. 94 në Mus'haf, 8 ajete, fillon në faqen 596.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. A nuk ta hapëm gjoksin
2. dhe ta hoqëm barrën,
3. e cila ta kishte rënduar kurrizin,
4. si dhe ta ngritëm lart emrin?
5. Me të vërtetë, me vështirësinë vjen lehtësimi.
6. Me të vërtetë, me vështirësinë vjen lehtësimi.
7. Prandaj, kur të mbarosh (punët), përpiqu (në adhurim)
8. dhe vetëm Zotit tënd përkushtoju!
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.